Haradinaj: Abelard Tahiri më ka ofruar dorëheqjen

Haradinaj: Abelard Tahiri më ka ofruar dorëheqjen

KADAJ-BUJUPI TREGON TË VËRTETËN E SAJ PËR DORËHEQJEN NGA KRYESIA E VV-SË

Kryeministri Ramush Haradinaj ka konfirmuar se Ministri Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ofruar dorëheqjen nga posti i tij.

‘Sot kam pasur një bisedë me Ministrin Tahiri i cili ka ofruar dorëheqjen”, tha Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit nuk ka bërë publike arsyet e thëna nga Tahiri.

“I ka përmendur të shumta arsyet por nuk po i bëj publike derisa të zyrtarizohet dorëheqja’, tha Haradinaj në Pressing në T7.

Haradinaj tha se kryetari i PDK’së Kadri Veseli i ka kërkuar atij që të mos pranojë dorëheqjen e Tahirit derisa Veseli të rikthehet nga Londra për bisedime të tjera.

Sipas të parit të Qeverisë PDK ka tendencë për riformatim të ministrive me të cilat udhëheq.

Burime të Gazetës Express thanë se ofrimi i dorëheqjes vjen si pasojë e problemeve të fundit në sistemin e drejtësisë dhe ndërhyrjeve politike në të.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)