Haradinaj “selam” Thaçit: Nuk e ke përkrahjen time për shkëmbim territoresh

Haradinaj “selam” Thaçit: Nuk e ke përkrahjen time për shkëmbim territoresh

Ministri Abelard Tahiri përmbush të gjitha obligimet ndaj Agjendës së Reformave Evropiane

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se kufijtë e Kosovës nuk do të ndryshojnë.

Kryeminstri tutje ka shtuar se ai nuk do të ulet ne një tavolinë ku do të flitej për shkëmbim territoresh.

“I besoj Kosovës së 17 shkurtit, kufijve të saj. Nuk pranoj askush me hapë për diskutim për çfarëdo integriteti të kufijve. Nuk do ta ketë askush përkrahjen time për ndryshim kufijsh’, tha Haradinaj në Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

“Nuk ka logjikë që Kosova të hapë për diskutim kufijtë e 17 shkurtit’, shton ai.

Ndërkohë po sipas të parit të ekzekutivit, interesi i Serbisë nuk është në Ujman apo Stangterg.

“Interesi i Serbisë nuk është Ujmani e as Stantergu. Halli i Serbisë është një vargmal me xehe dhe minerale nga Jerinja në drejtim të Leshakut dhe Leposaviqit’, thotë Haradinaj.

“Serbia aty e ka tragetin, me i marrë xehet. Ujë ka dhe nuk i duhet”, shton ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)