Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi në mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”

Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi në mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”

Kryetari Ahmeti priti në takim Ministrin Elbert Krasniqi

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe drejtori i Organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit për hapjen e gjashtëdhjetë puseve për ujë të pijës në Komunën e Lipjanit.
Me këtë rast Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka falenderuar drejtorin e organizatës “Qatar Charity” për vazhdimin e realizimit të këtij projekti në Komunën e Lipjanit dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në implementimin e projekteve të përbashkëta që kanë impakt të mirë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Në shenjë falenderimi për bashkëpunimin e mirë të treguar deri më tani, Kryetari Ahmeti ka ndarë mirënjohje për Drejtorin e kësaj organizate, Mahmoud Abbas Shaker duke uruar që bashkëpunimet mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity” të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Po ashtu edhe Drejtori i Organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Abbas Shaker ka falenderuar kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti për bashkëpunimin e sinqert dhe korrekt të treguar deri më tani. Ai në shenjë respketi i ka dhuruar kryetarit Ahmeti simbolin shtetërorë të Katarit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)