Guardiola: Mbappe nuk vjen, por unë nuk do të ndërroja asnjë nga lojtarët e mi për atë

Guardiola: Mbappe nuk vjen, por unë nuk do të ndërroja asnjë nga lojtarët e mi për atë

TIFOZIT TË ARSENALIT I “ÇAHET” KOKA NGA POLICI SPANJOLL ME SHUFËR GOME

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur para ndeshjes ndaj Hoffenheimit në fazën grupore dhe e konsideron si finale.

Me këtë rast tekniku spanjoll është pyetur edhe për raportimet se klubi i tij ka shfaqur interesim për ta blerë Kylian Mbappen, por ai i ka mohuar këto zëra.

“Na presin pesë finale deri në përfundimin e fazës grupore dhe të martën është e para”.

“Liga e Kampionëve është një garë me cilësi të lartë, është e vështirë të fitosh, por ne duhet të përpiqemi të gjejmë stabilitet. Unë mendoj se skuadra po përparon”.

“Aguero? Është mirë, të martën do vendosi mes tij dhe Gabriel Jesusit”.

“Mbappe objektiv në tregun e transferimeve? Nuk vjen, ndonjëherë nuk e kuptojë se nga vinë disa lajme”.

Kylian Mbappe Hello GIF by beIN SPORTS - Find & Share on GIPHY

“City nuk do të shpenzojë paratë që PSG i kërkon për Mbapen. Ndoshta PSG as nuk do ta shes. Së paku kështu besoj. Ai nuk vjen dhe unë nuk do të ndërroja asnjërin nga lojtarët e mi për atë”, shtoi Guardiola.

Nuk duhet harruar se Man City ndeshjen e parë në Grupin H e ka humbur ndaj Lyonit me rezultat 1-2. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)