Kryeministren serbe e pyesin në Gjenevë për njohjen e Kosovës, përgjigja është e lodhtë

Kryeministren serbe e pyesin në Gjenevë për njohjen e Kosovës, përgjigja është e lodhtë

Dardan Molliqaj shefi i ri i PSD’së

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka dhënë një përgjigje mjaft të lodhtë kur gjatë një forumi ekonomik që po mbahet në Gjenevë, është pyetur se kur Serbia do ta njohë Kosovën si shtet.

“Po, unë mendoj se ky është viti kur ne do ta njohim Kosovën ashtu siç është- krahinë autonome e Republikës së Serbisë”, ka thënë Brnabiq.

Në këtë forum ajo ka folur edhe për ndonjë vizitë të mundshme në Kroaci.

“ Nuk kam qenë atje prej dy vitesh. Familja ime shkon. Por shpresoj që të shkojë shpejtë. Jam duke e pritur thirrjen zyrtare të kryeministrit Plenkoviç”, ka thënë kryeministrja serbe, raporton ‘dnevnik’, transmeton Gazeta Express.

Kundër njohjes së Kosovës si shtet është deklaruar edhe presidenti serb, Vuçiq. Ai ka thënë se nuk ka asnjë forcë që e detyron që të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Madje njëra nga arsyet pse Vuçiq nuk ka udhëtuar drejt SHBA-së për të marrë pjesë në Asamblenë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara ka qenë fakti se ai është frikësuar se atje do t’i kërkohej njohja e Republikës së Kosovës si shtet.

Në ‘World Economic Forum’ që po mbahet në Gjenevë po marrin pjesë edhe presidenti Thaçid dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama./GazetaExpress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)