Ulpiana për tre hapa para Dukagjinit

Ulpiana për tre hapa para Dukagjinit

James Rodriguez shënon për Bayernin

Ulpiana-Dukagjini 3:2 (1:0). Stadiumi: Sami Kelmendi në Lipjan.
Golashënues: E. Ademi 20’, A.Gashi 52’, 56- V.Ndrecaj 64’, Elezaj 80’.

Me lojën e treguar, Ulpiana dëshmoi se me Dukagjinin duhet t’a ndërrojnë rangun në ligat ku garojnë. Edhe pse përballë kishte një skuadër që është një rang më lartë, si dhe mungesës së 7 lojtarëve standard , Ulpiana me lojën e sotme të treguar, jo vetëm që e ka shkelur në cdo aspekt Dukagjinin, por përfundimisht tregoi se është gjynah që ajo gjendet në një rang garash me skuadra, që jo fort moti, do ti mposhte me lojtarë të kategorisë së juniorëve.

Kjo skuadër që dikur ishte krenaria e sportit të Komunës së Lipjanit, që për nga cilësia matej me skuadrat më të forta kosovare, duke qenë edhe anëtare e familjes elite të futbollit kosovar, në përballje me Dukagjinin, tregoi se me asgjë nuk e meriton të jetë aty ku është. Prandaj një mobilizim më i shtuar përreth klubit, përfshirë këtu disa donatorë, që ia dojnë të mirën jo vetëm klubit, por edhe Komunës, e që do ti bashkangjiteshin vullnetit të mirë, tashmë të dëshmuar të Kryetarit te Komunes Imri Ahmeti, për ta përkrahur klubin financiarisht, por edhe kontributin te kryetarit te klubit Blerim Duriqi, i cili nuk kurseu asgjë nga vetja për të mirën e klubit që e drejton, s’ka asnjë dyshim se për cdo vit, Ulpiana do të ngjitej nga një rang më lartë, deri sa të arrinte aty ku edhe e ka vendin në Superligën e futbollit kosovar./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)