Pasi i ikën trajneri, Arbëria i kthehet fitoreve

Pasi i ikën trajneri, Arbëria i kthehet fitoreve

Sistemi ‘VAR’ kritikohet sërish

Arbëria pas dy humbjeve rresht, dhe vetëm pak ditë pa kryetrajnerin e dorëhequr, i është kthyer fitoreve. Viktimë kësaj here ishte skuadra e Onixit, e cila edhe përkundër pozitës së lartë në renditjen tabelare, përballë Arbërisë dukej vetëm se një skuadër e nivelit mesatar.

Skuadra dobrajase, megjithë rezultatin e ngushtë, e dominoi lojën në tërësi, duke dëshmuar cilësitë e saj si skuadër, edhe pse pa timonier në pankinë. E që përkthyer në gjuhën e rëndomtë i bie që është ekskluzivisht meritë e përforcimeve të qëlluara të donatorit kryesor Jahir Krasniqi (BABA), që arriti të krijojë një skuadër me lojtarë aq cilësorë, e cila madje edhe pa timonier është në gjendje ta mposhtë secilën skuadër të Ligës së Parë, shkruan Ulpianapress.

Ishin sumluesit Statovci dhe Bytyqi, ata të cilët kanë realizuar golat për skuadrën dobrajase.

Statvoci ka shënuar golin e parë në minutën e 32′ dhe kështu ka përfunduar pjesëloja e parë.

Në pjesëlojën e dytë Bytyqi ka dyfishuar epërsinë në minutën e 59′ dhe kështu lojtarët dhuruan spektakël me pasime të shpejta dhe të sakta duke e dominuar ndeshjen.

Derisa po rrjedhte minuta e 83′, musafirët arritën të ngushtojnë epërsinë nga pika e bardhe me anë të Jetullahut, dhe më këtë rezultat përfundon takimi në Lipjan.

Pas kësaj fitore Arbëria tani ka 12 pikë pesë pak se sa kryesuesi i Ligës së Parë./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)