OVL e UÇK-së vendos që të kthehet në pikën zero, procesi i verifikimit të veteranëve!

OVL e UÇK-së vendos që të kthehet në pikën zero, procesi i verifikimit të veteranëve!

Pallaska: Autokrati nga Tirana po bie, radhën e ka Kosova

Procesi i verifikimit të statusit të veteranit të UÇK-së pritet të kthehet në pikën zero.Kështu ka vendosur kryesia e Organizatave të Dalura nga Lufta e UÇK-së, pas manipulimit me lista të veteranëve.Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se është kërkuar mbështetje nga Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, që i tërë procesi i verifikimit të statusit të veteranit të kthehet në pikën fillestare.

“Me vendim të kryesisë së OVL të UÇK-së, ne i jemi drejtuar me propozim Presidentit Thaçi që të fillohet nga e para procesi i verifikimit të statusit të veteranit, pasi që mendojmë se vetëm në këtë mënyrë do të zgjidhim problemin me listat e veteranëve”, u shpreh ai.Gucati, konsideron se rinisja e këtij procesi nga e para do të ishte e lehtë.“Ne mendojmë se me lehtësi do të kthehej në fillim ky proces, dhe shumë shpejt do të përfundoheshin procedurat”, tha Gucati, pa dhënë më shumë detaje.

Për propozimin në fjalë është dekaruar edhe presidenti Thaçi, i cili tha se përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së i kanë kërkuan që të ushtroj autoritetin e tij për të dërguar në rivlerësim këtë proces, “duke e konsideruar këtë si të vetmen mundësi për tejkalimin e parregullsive të shumta”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)