Dëshmi se zgjedhja e Nehat Thaçi për drejtor të burgjeve u rekomandua nga Ambasada Britanike

Dëshmi se zgjedhja e Nehat Thaçi për drejtor të burgjeve u rekomandua nga Ambasada Britanike

Mahnitëse/Lejlekët gjejnë qetësinë mbi minaren e kësaj xhamie në Lipjan

Emërimi i tij si drejtor i burgjeve po cilësohet i jashtëligjshëm.
Nehat Thaçi në prill të këtij viti është emëruar drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Emërimin e tij e bëri kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, për një mandat tre vjeçar. Mirëpo dje, e premte, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, zgjedhjen Thaçit e cilësoi të jashtëligjshme dhe u ka dërguar rekomandim Ministrisë së Administratës Publike dhe asaj të Drejtësisë që ta anulojnë këtë konkurs, shkruan lajmi.net.

Kjo për shkak se muaj më parë kandidati Ali Gashi ishte ankuar se përzgjedhja e drejtorit të Shërbimit Korrektues është e jashtëligjshme, andaj edhe Këshilli ka rekomanduar një propozim të tillë.

Lajmi.net ka siguruar dokumente që Ambasada Britanike, e cila ishte monitoruese e procesit të zgjedhjes së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nuk e thotë një gjë të tillë.

Brenda raportit që Ambasada Britanike ka bërë në lidhje me emërimin e Nehat Thaçit në pozitën e lartcekur, nuk përmendet asnjë parregullsi ose diçka që do të bënte marrjen e detyrës së Thaçit, të dyshimt.

“Paneli intervistues dhe Kompania Britanike BDO janë pajtuar plotësisht me renditjen e kandidatëve në listë. Nehat Thaqi është vlerësuar, si nga paneli, ashtu edhe nga BDO, si kandidati më i mirë për këtë pozitë. Sidoqoftë, raporti potencon faktin që të gjithë kandidatët e propozuar kanë nevojë për përkrahej dhe zhvillim profesional që të jenë sa më efektiv në rolin e ri si Drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës”, thuhet në dokumentin që Ambasada e Britanisë drejtuar ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri.

Ky raport i ishte dërguar njëkohësisht edhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmi.net ka siguruar edhe dokumentin e vendimit të kryeministrit Haradinaj, të datës 27.04.2018, ku në bazë të ligjit dhe dispozitave ligjore e emëron Thaçin në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ndërsa, Ministria e Administratës Publike, që është përgjegjëse për mbarëvajtjen e emërimeve në pozitat e larta drejtuese në shërbimin civil, kanë deklaruar se do të apelojnë vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

“Procesi i përzgjedhjes së kandidatit për Drejtor të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka qenë proces që është udhëhequr nga Ministria e Administratës Publike, sipas ligjeve në fuqi, me një komision të themeluar mbi bazën ligjore dhe me pjesëmarrjen e komisionit të jashtëm monitorues nga kompania britanike sipas marrëveshjes së Ambasadës Britanike dhe Qeverisë së Kosovës për pozitat e larta drejtuese si dhe me monitorim nga përfaqësuesit e EULEX-it”, kanë deklaruar në MAP. Në lidhje me shqyrtimin e ankesës së palës ndaj këtij procesi, Komisioni i Ankesave për Emërimet e Larta ka shqyrtuar në mënyrë profesionale dhe ka refuzuar dy herë ankesën në fjalë. Një vendim i tillë që hedhë poshtë të gjitha këto hallka vlerësimi, është rast i pazakontë dhe i papranueshëm. Natyrisht se ndaj këtij vendimi, ne do të ushtrojmë ankesë në organet kompetente ku do ballafaqojmë argumentet tona”, janë përgjigjur MAP-i.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)