Arbëria arrin fitore dramatike ndaj Fushë Kosovës

Arbëria arrin fitore dramatike ndaj Fushë Kosovës

Tifozja seksi e Romës feston kualifikimin në Champions

Jashanica me autogol ia ka siguruar Arbërisë një fitore shumë të rëndësishme në derbin e javës ndaj Fushë Kosovës në Ligën e Parë të Kosovës të dielen në ‘’Sami Kelmendi’’.

Arbëria e mirëpriti Fushë Kosovën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe ia arriti t’i grumbullojë tri pikët e plota falë autogolit të Jashanicës në minutën e 83-të në fitoren 2-1, raporton Gazeta Ulpianapress.

Ndeshja filloi me dinamikë të hatashme të dy skuadrave, mirëpo gola në pjeslojën e parë nuk pati, vetëm një karton të kuq në minutën e 42-të për Lavdim Gashini cili la klubin e Arbërisë me 10 lojtarë për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Vizitorët i befasuan kuqezinjët duke kaluar në epërsi pas vetëm 13 minutave lojë të pjeslojës së dytë, përmes Adonis Breznicës.

Kur akrepat shënuan një orë lojë, Urim Statovci e riktheu Arbërinë në lojë duke e realizuar golin e barazimit.

Kur u mendua se skuadrat do t’i ndanin pikët, Shkelzen Jashanica mendoi ndryshe, teksa shënoi autogol në minutën e 83-të dhe më këtë rezultat pikët e plota mbetën në Lipjan, kurse Abazi ia bënë sefte nën drejtim e klubit dobrajas.

Tani,Arbëria kalon në vendin e gjashë me 15 pikë, pesë më pak se lideri Dukagjini. /Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)