Një qytetar i Lipjanit është habitur kur nga dheu që mori për ta rregulluar oborrin e shtëpisë së tij, doli një shishe e vjetër qelqi e pijes Coca-Cola.
Albert Vllahiu porositi 70 kamionë dhe për ta mbushur oborrin e shtëpisë, kur eskavatori duke e rregulluar dheun nxori në sipërfaqe një shishe të mbushur me Coca-Cola.
Shishja me Coca-Cola është në një gjendje të ruajtur, sikur të ishte prodhuar tani, pavarësisht se në të viti i prodhimit shkruan 1979, shkruan Express.
Sipas Albertit, eskavatorët morën dheun saktësisht në vendin ku dikur ishte fabrika e njohur e Coca-Cola në Lipjan.
COMMENTS