Arbëria pret Kikën dhe kërkon fitoren e 6-të

Arbëria pret Kikën dhe kërkon fitoren e 6-të

Abëria fiton bindshëm, nuk falë në stadiumin “Sami Kelmendi”

Nga Nuhi Bahtiri te Arsim Abazi. Trajneri i ri ka vetëm pak që ka nisur punën, por ndonjëherë mjaftojnë pak ditë për të bërë dallimin në disa aspekte, dhe atmosfera është shumë më pozitive brenda grupit me teknikun e ri.

Vizita që Kika do të bëjë në “Sami Kelmendi” të dielën pasdite do t’i japë Arbërisë një rast shumë të mirë për të bërë një paraqitje bindëse, për të cilën tifozët kanë disa javë që presin. Që nga suksesi 2-0, i arritur në kampionat kundër Bashkimit 25 gushtin e kaluar, “kuqezinjët” nuk kanë bindur në lojën e tyre dhe, pavarësisht fitores 2-1 të luajtur kundër Fushë Kosovës të dielen e kaluar, lojtarët e Abazit kanë zhgënjyer përsëri në aspektin e lojës, shkruan Ulpianapress.

Kika, nga ana tjetër, tani për tani është në zonën poshtme të tabelës pas vetëm dy fitoreje të marrë në nëntë ndeshjet e zhvilluara deri tani. Për më tepër, ecuria e tyre në ndeshjet e fundit të luajtura kundër Arbërisë nuk është aspak pozitive. Ndërkohë, Arbëria i ka nisur shumë mirë ndeshjet, por nuk ka arritur të finalizojë rastet e shumta të krijuara dhe Abazi shpreson që kjo gjë të mos ndodhë të dielën.

Për sa i takon formacionit të ekipi lipjanas, mesfushori Gashi është ndëshkuar më të kuq kundër Fushë Kosovës dhe nuk do të jetë në dispozicion, por kapiteni Bytyqi mund të rikthet në këtë ndeshje pas mungesës në ndeshjen e fundit.

Me trajnerin e ri, te Arbëria ka nisur të ndihet një frymë krejt tjetër, në klub shpresojnë që diçka e tillë të reflektohet edhe në fushën e blertë, aty ku Arbëria e Abazit, mbetet e tëra për tu parë./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)