Drenasi përplas ashpër Kadri Veselin e Hashim Thaçin. Shkak këta dy kandidat për kryetar të PDK-së

Drenasi përplas ashpër Kadri Veselin e Hashim Thaçin. Shkak këta dy kandidat për kryetar të PDK-së

Kosova nuk rrezikohet nga një tërmet i fuqishëm në 100 vjetët e ardhshme

Drenasi pritët të jetë pika më nxehtë për Partinë Demokratike në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie. Flitet se janë tre emra që pritet të jenë në garën për të parin e degës në Drenas.

Burime të Kosova Post flasin se Lideri i Partisë Demokratike Kadri Veseli po e dëshiron kryeshefin ekzekutiv të PTK-së Sejdi Hoxhën në krye të degës në Drenas por ish lideri i PDK-së njiherit presidenti i vendit Hashim Thaçi, po e favorizon ish kryesuesin e Drenasit Naim Bazajn, madje ky i fundit veçse ka filluar përgatitjet. Po ashtu i përfolur i kësaj gare është edhe kryesuesi i Drenasit Labinot Halilaj të cilin po e mbështet Ramiz Lladrovci.

Bazaj në zgjedhjet lokale kishte shpallur kandidaturën e tij të pavarur për kryetar komune në Drenas, dhe për këtë ai ishte cilësuar si i ‘rebeluari i PDK-së’, por tërheqja e tij nga kandidatura lidhet me premtimin e liderit të Partisë, Kadri Veseli i cili i kishte premtuar Bazajt postin e të parit të degës së PDK-së në Drenas.

Tani PDK-në është në fazën e zgjedhjeve të brendshme, kandidati potencial i degës së PDK-së në Drenas tashmë dihet nëse Kadri Veseli e ka mbajtur premtimin që dikur ia kishte dhënë Bazajt. Por sipas burimeve të redaksisë së Kosova Post, lideri Veseli ka ndërruar mendje sepse po e mbështet drejtorin e PTK-së, Sejdi Hoxha për të marrë timon e degës në Drenas.

Sherri” në Drenas si duket do të fillon ‘luftën’ mes liderësh dhe ish liderësh të PDK-së, pasi që ish kreu i PDK-së Hashim Thaçi mbështet kandidatin e kundërt që mbështet Kadri Veseli.

Kandidaturën e tij për degën në Drenas e ka konfirmuar edhe vetë Naim Bazaj për Kosova Post, i cili nuk e ka mohuar premtimin e dikurshëm të Kadri Veselit për kryetar të kësaj Dege. Por tani që pretendon të marr ketë post Bazaj nuk bazohet më në premtimin e dhënë dikur, por thotë se ka mbështetjen elektoratit në Drenas edhe nëse shefi i ka rënë ‘pishman’.

I Pyetur nga Kosova Post se a ka pasur premtim të dikurshëm nga Veseli për të parin e Drenasit, Bazaj tha se këtë premtim e mori qysh në vitin 2016-të.

Ajo është e vërtet që kemi biseduar, atë kohë, në 2016 është e vërtet se në ato biseda më është thënë se do të jesh ti…por nuk është e vërtet se tani kandidaturën time po e mbështes në premtimin e liderit të partisë, dhe ata që thonë se e kamë mbështetjen gabojnë sepse mendoj se nuk a kam problem ta marr ketë post dhe fundi i fundit është fuqia ajo që tregon rezultatin’ tha Bazaj duke demantuar zërat se ai është një kandidat që ka mbështetjen e ish-liderit të PDK-së, Hashim Thaçit.

Balaj nuk e mohon se mund të ketë mbështetje nga shok dhe miq anëtar të partisë, por mohon të ketë pasur bisedë direkt me presidentin Hashim Thaçi për mbështetje në garën e Drenasit.

“Biseda me presidentin nuk kam pasur. Presidenti ka punët dhe detyrat e veta dhe nuk merret për momentin me grupacione e portale që thonë se Thaçi është krahë i këtij apo atij atij” Tha Bazaj

‘Rrebeli’ i Drenasit pavarësisht se mendon se do te ketë një garë të fortë, ai beson se gara do të jetë pa ‘bërryla’ dhe grupacione.

Kosova Post ka tentuar që të marrë edhe një përgjigje nga Sejdi Hoxha rreth emrit të tij të përfolur për garën në Drenas, por përkundër insistimeve tona, Hoxha nuk na është përgjigjur.

Ndryshe, gara për të parin e degës në Drenas, duket se do të jetë me telashe, sepse do të ketë kandidatë nga dy fronte të të “fuqishmëve”, në PDK, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Pra, zgjedhjet në këtë komunë, duket se do ta ndezin ”luftën”, në PDK, derisa ish-lideri Thaçi dhe kryetari Kadri Veseli kanë një garë të heshtur të të qenurit lider me peshë në parti. Por se cili do të peshojë më shumë në Drenas, mbetet të shihet kur edhe të përfundohen zgjedhjet në Degën e PDK-së në Drenas./bp/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)