Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash kanë votuar pro shqyrtimit të parë të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.
Në seancën e sotme deputetët janë mbledhur të gjithë për të votuar këtë Projektligj shumë të rëndësishëm për vendin, që Kosova të ketë ushtrinë e saj.
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për FSK-në është arritur të votohet me 98 vota pro, asnjë kundër apo abstenim. Të pranishëm në sallë përgjatë seancës kanë qenë edhe deputetët e opozitës./Indeksonline/
COMMENTS