Përfaqësues nga shoqëria civile e Luginës së Preshevës janë pritur nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti Thaçi ka biseduar me ta për situatën aktuale po edhe për idenë e korrigjimit të kufijve.
Thaçi gjithashtu ka vënë theksin në respektimin e vendimit të asaj pjese të dalë nga referendumi i vitit 1992.
Ndërsa, shoqëria civile e Luginës e ftoi Thaçin që ta vizitojë Luginën e Preshevës.
“Ju falënderoj edhe për ftesën për të marrë pjesë në promovimin e librit dhe në tryezën për promovimin e paqes në rajon.
Do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë për të marrë pjesë atje, për kohën që ju keni planifikuar”, ka thënë Thaçi. /gazetametro
COMMENTS