Hendbollistët e Ulpianës shkatërrojnë Xërxën

Hendbollistët e Ulpianës shkatërrojnë Xërxën

Reali rrebesh golash kundër APOEL-it, por mbetet prapa Tottenhamit

Bardhekaltërtit u dëshmuan si nikoqir të pamëshirshëm, duke i përcjellur mysafirët nga Xërxa me 10-të gola në thes, shkruan Ulpianapress.

Nga pesë gola për secilën pjesëlojë, futbollistët e Ulpianës kanë mposhtur Xërxën me rezultat dyshifror te golave, që tejkalon kufijtë e lojës që luhet me këmbë, për ta kthyer ate në një sport tjetër, ate të hendbollit ku numri I golave me rregull është i ngjashëm me ate që e arritën sot lipjanasit. Dhe vetëm ata që e kanë parë përballjen e sotme dhe paraqitjen fenomenale të Ulpianës, mund të besojnë se rezultati ka mundur të arrijë kufijtë e lojës së basketbollit,sikur të mos ishin dhjetëra raste të shpërdorura me lehtësi nga futbollistët vendas. Goleada e sotme dhe loja brilante e lipjanasve,dëshmon dallimin në cilësi që ka kjo skuadër në raporte me rangun ku garon. Kjo Ulpianë meriton Superligën.

Për ti përshkruar një për një gjithë atë kallaballëk golash dhe rastet e shpërdorura, gazetës do ti duheshin 5 faqe hapësirë, andaj në formë teleksi po i japim vetëm golëshënuesit dhe minutat e golave të shënuar./Ulpianapress

KF Ulpiana-Xëxa (10:2)

GOLAT:

Sh.Kelmendi – 25’, 29’, 35’, 51’
A.Llugiqi – 5’, 40’, 80’
D.Hashani – 70’
A.Fazliu – 85’
E.Baftiu – 88’

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)