Haradinaj: Është rritur kërkesa nga serbët që të bëhen pjesë e FSK-së

Haradinaj: Është rritur kërkesa nga serbët që të bëhen pjesë e FSK-së

Reagimi i ashpër i Arbërisë pas barazimit ndaj Flamurtarit

Kryeministri Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb në FSK që të mos dorëhiqen nga kjo forcë.

Haradinaj ka thënë se ata që do të largohen do të jenë humbësit e vetëm dhe se do t’i harrojnë edhe ata që po u bëjnë presion për tërheqje, duke aluduar në shtetin serb.

Kryeministri Haradinaj gjithashtu ka shtuar se është rritur kërkesa nga pjesëtarët e komunitetit serb për t’u bërë pjesë e FSK-së.

“Kam takuar qytetarë serbë dhe familjet e tyre si kadetë të rinj. Ju bëjë thirrje që mos i pranojnë këto presione, sepse të vetmit humbës janë ata që e lëshojnë forcën . Ju them mos i lëshoni detyrat e juaja sepse ka plot bashkëqytetarë tuaj serbë që duan të jenë pjesë e FSK-së.Kemi një listë të gjatë me emra nga komuniteti serb. Është rrit kërkesa për anëtarësim në FSK. Të dhënat e tyre do t’i ruajmë që të mos bëhet presion mbi ta”, ka thënë ai.

Këto deklarime Hardinaj i bëri sot para studentëve të Universitetit Amerikan të Kosovës, për procesin e transformimit të FSK-së./Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)