BE-ja pro ushtrisë së Kosovës, por vetëm sipas Kushtetutës

BE-ja pro ushtrisë së Kosovës, por vetëm sipas Kushtetutës

Demaku: EULEX t’i kërkojë falje ‘Grupit Drenica’

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të sigurojnë proces të ligjshëm dhe gjithëpërfshirës, ​​kur bëhet fjalë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ajo përsëriti pikëpamjen e BE-së se për transformimin e FSK-së janë të nevojshme që procedurat të kryhen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës për të marrë parasysh “interesin dhe shqetësimet” e të gjitha palëve.

“Procesi duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duhet të marrë parasysh interesat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve në Kosovë, përfshirë partnerët, subjektet dhe organizatave përkatëse”, ka thënë Kocijançiç për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, transmeton Ksp.

Ajo nuk ka komentuar se si do të ndikojë miratimi në parim i Ligjit për transformimin e FSK-së pa pëlqimin e Listës Serbe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.

Kocijançiç tha se BE-ja mbetet plotësisht e angazhuar për zhvillimin dhe avancimin e Kosovës si pjesë integrale e agjendës së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)