Kryeministri Ramush Haradinaj, ka prezantuar rritjet e sakta të pagave për Policinë e Kosovës, sipas Ligjit të ri për pagat.
Ai këtë e ka bërë me rastin e pensionimit të policit, Asllan Krasniqi për të cilin ka organizuar një pritje, njofton Klan Kosova.
Këto janë rrogat e reja për policët:
Policët e rinj – 468 euro
Policët e lartë – 513 euro
Rreshterët – 558 euro
Togerët – 634 euro
Kapitenët – 694 euro
Majorët – 906 euro
Dhe policët me gradën e nënkolonelit Haradinaj ka thënë do të kenë rritje në rrogë vetëm 27 euro, pa përmendur totalin.
COMMENTS