Xavi: Ishim më të mirë se Interi, por gjyqtari s’na ndihmoi

Xavi: Ishim më të mirë se Interi, por gjyqtari s’na ndihmoi

Brazili e “mërdhinë” Rusinë në Moskë, fiton 0-3 (Video)

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernández, ka folur sesi ishte të luante kundër Interit të Jose Mourinhos më 2010, kur zikaltrit e tronditen gjigantin katalonas duke e eliminuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në një sezon që e fituan tripleten.

Zikaltrit e fituan tripleten në vitin 2010, duke e mposhtur 3-2 Barçën pas dy ndeshjeve gjysmëfinale në një natë në “Camp Nou” që u shqua për mbrojtjen heroike të Interit, transmeton Express.

Këto dy skuadra do të takohen nesër përsëri, në një ndeshje të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, para të cilës ish-ylli i Barçës ka folur.

“I mbaj në mend shumë mirë të dy ndeshjet. Ne e kishim kontrollin në lojën e parë në San Siro dhe udhëhoqëm të parët, por gjyqtari [Olegario] Benquerenca nuk na ndihmoi shumë dhe Interi e mori kontrollin pastaj”, tha Xavi.

“Ata bënë presion në pjesën e fushës sonë dhe i fituan disa topa në zona të rrezikshme, por disa nga vendimet e gjyqtarit….”, shtoi ai.

Më pas Xavi foli edhe për ndeshjen e kthimit, të cilën Barcelona e fitoi 1-0, por nuk qe triumf i mjaftueshëm për të kaluar në finale.

“Në ndeshjen e kthimit në Barcelonë, ishim në kontroll nga fillimi deri në fund, veçanërisht pas përjashtimit të Thiago Mottas. Rikthimi dukej i pamundur pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë. Samuel Eto’o luajti mrekullueshëm si lojtar i krahut të djathtë të mbrojtës, dhe të gjithë lojtarët zikaltër e flijuan veten”, shtoi ai.

“Ishte e dhimbshme të eliminoheshim në atë mënyrë. Pas golit të Piques mendova se do ndeshja do të kishte përfundim tjetër”, theksoi ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)