Në Faqen Zyrtare të Komunës së Lipjanit, ashiqare nuk dijnë me lexue gazeta

Në Faqen Zyrtare të Komunës së Lipjanit, ashiqare nuk dijnë me lexue gazeta

Nesër fillon aksioni “Sofra e Kurban Bajramit” (Video)

Av,av,av…, sa gabime drejtshkrimore paska në shkrimin e zonjës Faqja Zyrtare të Komunës së Lipjanit, në një reagim të sajin ndaj gazetës Ulpianapress.Gjynah!

Pavarësisht ‘’mplakjes’’ në këtë detyrë dhe ushtrimit me vjet të këtij profesioni, në Faqen Zyrtare të Komunës së Lipjanit, ka persona që akoma nuk dijnë me lexue gazeta. Ose nga detyrimi për të shkruar një reagim, dalin të paknueshëm, duke mos njohur madje as rregullat më elementare të gazetarisë.

Arsyetimi qesharak në reagimin e zonjës Faqes Zyrtare, apo cytësit eventual të saj është i njohur që nga klasa e parë. “Pse e ke marr njësh? Sepse më urren mësuesja!”. Jo, mësuesja nuk të urren, po kqyri behanet tua. Qe pse në Faqen Zyrtare, apo cytësi eventual i saj nuk dijnë me lexu gazeta, duke mos njohur as më elementaren e gazetarisë, e që do të ishte e habitshme për një njeri që nuk ka bërë më shumë se dy ditë shkollë, e lëre më për Zonjën Faqe Zyrtare, që është kryekëput në shërbim të kryetarit ‘’kampion’’. Kjo mund të faktohet krejt kollaj, nëse ndonjëherë ju ka rastisë ta hapni Faqen Zyrtare, ku në vend të logos zyrtare të Komunës, është fotoja e kryetarit’’kampion’’.

Pasi nuk i’a vlenë sebepi i nivelit, sepse është e kushtushme për gazetën ti ofrojë hapësirë koti, duke u marrë me gabime të një shkrimi, e që janë të dukshme sikur kodra e Lybetenit ditën për diell, Gazeta i’a bënë të ditur të nderuarës Faqe Zyrtare apo cytësit eventual që mund të fshihet prapa saj, një gjë shumë të thjeshtë për ta kuptuar, kur ata për të dhënat e publikuara në artikullin e gazetës, fajin i’a atribuojnë Ulpianapress-it. Madje, duke e kualifikuar si shkrim tendecioz dhe me qëllim shantazhi.

Zonja Faqe Zyrtare e Komunës së Lipjanit: shkrimet që i publikon gazeta, e i referohen të dhënave të dikujt (në këtë rast të organizatës Polis), aq më parë kur ato janë të shoqëruara me fakte, nuk e kanë autorësinë editoriale të gazetës. Prandaj gazeta këtu ëshë paq.

Këtë do ta mësoni në gjykatë,sepse kjo përpjekje e kotë për të zhytur reputacionin e gazetës, dot’ju kushtojë me padi. Sa për ankesa, Zonja Faqe Zyrtare ose cytësi eventual i saj, drejtojuni organizatës Polis.

Për vullnet të mirë dhe zemërgjerësi, Gazeta është e gatshme t’ua kryej vetëm një shërbim: t’ua sigurojë numrin e telefonit të atyre që e drejtojnë këtë organizatë.KAQ

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)