Skënderbeu presion mbi Partizanin, me fanella si të Crvena Zvezdës

Skënderbeu presion mbi Partizanin, me fanella si të Crvena Zvezdës

11 yje që nuk kanë shënuar ende në kampionat (Foto)

Skuadra e Skënderbeut ka vendosur që sonte të luaj me fanellat bardh e kuq kundër Partizanit të Beogradit në kuadër të Europa Leagues

KF Skënderbeu pritet që sonte të luajë me fanellat e para, pikërisht me të kuqen e theksuar dhe shiritat e bardhë.

Këto ngjyra urrehen nga tifozët e Partizanit të Beogradit, pasi fanella thuajse identike mban veshur rivali i tyre përjetshëm, Crvena Zvezda.

Klubi korçar e ka vendosur të luajë me fanellën bardh e kuqe, jo me atë portokalli që luajti në Ukrainë, qoftë edhe për të ndikuar sadopak në anën psikologjike të kundërshtarit, shkruan Panorama Sport.

Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që deri para mbledhjes me zyrtarët e UEFA-s, të kemi ndonjë ndryshim të fanellës. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)