Buzhala: Jam i përgatitur fizikisht të më rrah presidenti

Buzhala: Jam i përgatitur fizikisht të më rrah presidenti

Shkelzen Bislimi eliminohet nga gara për kryetar të Vetëvendosjes në Lipjan

Drejtori i “Gazetaexpress”, Berat Buzhala, ka shkruar një status në profilin e tij në “Facebook”, ku bënë të ditur se është i përgatitur fizikisht dhe psiqikisht që ta sulmoj fizikisht presidenti, Hashim Thaçi, apo dikush tjetër me urdhër të tij, raporton“Zëri.info”.

Madje ai bënë të ditur për një presion të tmerrshëm që po u ushtrohet në drejtim të mediave.

Lexoni më poshtë statusin e Buzhalës:

Une jam pergatite fizikisht edhe psikoligjikisht me me rrehe Presidenti, ose dikush me urdher te tij, per shkak qe nuk eshte i kenaqur me raportimet tona ne Gazete Express dhe T7: Presioni qe po ushtrohet ne drejtim te mediave, e posacerisht ndaj medias ku une punoj, nga Presidenti Thaci, dhe njerezit e tij, eshte i tmerrshem. Te gjithe njerezit e politikes qe i kam ne listen e miqve ne FB le ta marrin kete si nje njoftim zyrtar. Le te mbetet e shenuar, le te mbetet fjale publike, ky postim i imi, ne menyre qe te mos thuhet qe nuk e ke paralajmeru.

Ne menyre qe mos me i rreziku personat tjere, ndaj te cileve po ushtrohet presioni, po duhet me qene jotransparent. Per cdo rast po i bej tag disa nga politika, duke perfshire qeverine, kuvendin dhe presidencen: Vjosa Osmani-Sadriu, Naser Rugova, Ilir Deda, Abelard Tahiri, Uran Ismaili, Daut Haradinaj, Vlora Citaku, Artan Behrami, Endrit Shala, Bilall Sherifi, U.S. Embassy Prishtina, Kosovo, German Embassy Prishtina, Italian Embassy Prishtina.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)