Komunarët i bashkohen marshit për vetëdijesim dhe ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

Komunarët i bashkohen marshit për vetëdijesim dhe ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

E diel e zezë në Vlorë, 34 vjeçari nga Tirana mbytet në det

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti i shoqëruar nga drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale Vlora Limani Hajnuni, drejtor tjerë të Drejtorive, këshilltarë e zyrtarë komunal si dhe të rinjë të tjerë i’u bashkuan marshit për vetëdijesim dhe ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit të organizuar nga Kuvendi i të Rinjëve të Lipjanit.
Në këtë rast drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale Vlora Limani Hajnuni, ka theksuar nevojën e organizimeve të tilla që kanë për synim vetëdijesimin dhe edukimin shëndetësor të popullatës sidomos kur bëhet fjalë për sëmundjen e kancerit.

“Kanceri i gjirit është njëra ndër sëmundjet që vret me mijëra gra në gjithë botën, andaj duke parë rrezikun e madh të kësaj sëmundje ftoj të gjitha gratë që informohen sa më shumë sepse nëse të zbulohet në fazat e hershme të zhvillimit të saj sepse, kjo sëmundje mundë të trajtohet”, ka thënë drejtoresha Hajnuni.

Ndërsa, Linda Shahini kryetare e Grupit të Grave në Lipjan, ka falënderuar kryetarin e Komunës Imri Ahmeti që për tri vite radhazi ka mbështetur fushatën vetëdisuese për luftimin e kësaj sëmundje.

Ajo ka folur edhe për ligjëratat që janë mbajtur në lokalitete e ndryshme të Komunës së Lipjanit e që për synim kanë pasur ndërgjegjësimin e kësaj sëmundje.

Tutje Kryetari i Kuvendit të Rinjëve në Lipjan, Rinor Murati, ka falenderuar Kryetarin e Komunës Imri Ahmeti si dhe ekipin e tij për përkrhajen e këtij marshi vetëdijesues, shkruan në faqen zyrtare të Komunës së Lipjanit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)