Pak shpresa për Pozheranin, Arbëria përgatit ‘ferrin’

Pak shpresa për Pozheranin, Arbëria përgatit ‘ferrin’

Ulpiana vazhdon me rezultate pozitive, “shkel” Vllazninë

Arbëria vazhdon të tregojë lojëra të mira këtë edicion. Skuadra e Arsim Abazit të dielen është mysafire e V.Pozheranit në kuadër të xhiros 11-të të Ligës së Parë.

Te Arbëria janë optimist se do t’i arkëtojnë tri pikët e radhës, pasi “Stuhia e Kuqe” janë mobilizuar për të qenë erë shtyse e klubit dobrajas për ndeshjen e së dieles, raporton Ulpianapress.

“STUHIA E KUQE do te udhetoj per ta perkrahur ekpin e zemres , mos mungoni lojtaret tane kane nevoj per perkrahje dhe te vazhdojm me fitore te mbesim ne pjesen e lart te tabeles .
Rreth organizimit :
Nisja behet ne ora 12 : 30 .
Vendtakimi – Te ura ne Dobrajë
Transporti pa pages.
Mosha +16
Kodi i veshjes -Kuq .
Falenderojm donatoret per ndihmen dhe perkrahjen qe po na dhurojn gjat gjith kohes: Jahir Baba, Loni Sport ,Restaurant Marigona-J .
#FORCAARBËRIA 🔴⚫
#DUAMFITORE”, shkruhet në faqen e tifozëve, duke bërë me dije pozheranasit se do ta kenë tejet të vështirë të dielen./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)