Gjatë ditës së djeshme ‘’7 Vëllezërit Center’’ në Lipjan kanë organizuar lojë shpërblyese për të gjithë sportdashësit. Siç jeni njoftuar edhe gjatë ditës së djeshme me rregullat e lojës, sonte pas përfunditmit të takimit Barcelona-Real Madrid është shpallur fituesi fatlumë i një palë trenerkave.
Albion Flugaj është fituesit fatlum i lojës shpërblyese të organizuar nga ‘’7 Vëllezërit Center’’, përmes së cilës atij u mundësua që në këtë market, të pajiset me një palë trenerka.
Përfaqësuesit e ‘’7 Vëllezërit Center’’ janë shprehur se ndihen krenarë që kanë mundësinë të përkrahin sportdashësit. Ata thanë se në projektet e kompanisë së tyre janë edhe disa forma tjera të përkrahjes së sportit dhe sportdashësve lipjanas.
Vlenë të theksohet që pak minuta pas ndeshjes dhe pas verifikimit të komentuesëve për rezultatn e saktë të ndeshjes, fituesi i lojës shpërlbyse ka tërhequr menjëhër shpërblimin.
Përfituesi i lojës shpërblyese u shpreh shumë i kënaqur që ‘’7 Vëllezërit Center’’, përmes lojës shpërblyese, i ka dhënë atij dhe atyre që kanë konkurruar në këtë lojë mundësinë të garojnë dhe të fitojnë./Ulpianapress/
COMMENTS