Ronaldo gjithnjë e më i rëndësishëm te kampioni i Italisë

Ronaldo gjithnjë e më i rëndësishëm te kampioni i Italisë

Si refuzoi Barcelona të transferonte verën e kaluar sulmuesin më të mirë në botë?

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka vlerësuar lart supergolin që e shënoi Cristiano Ronaldo dhe që ia siguroi tri pikët skuadrës torineze në ndeshje ndaj Empolit, të shtunën.

Allegri shpreson që goli që shënoi Ronaldo me një gjuajtje nga distanca, t’iu tregohet fëmijëve, transmeton “Koha Ditore”. Por vetë Ronaldo nuk është se e mban shumë në mend golin që i siguroi Juventusit fitoren 2:1 ndaj Empolit në Serie A.

Ronaldo, 33-vjeçar, gjuajti fuqishëm nga distanca duke mposhtur portierin kundërshtar dhe i siguroi kampionit të Italisë tri pikët e reja.

Për Ronaldon ishte goli i dytë i ndeshjes, pasi më herët kishte barazuar rezultatin nga penalltia. Francesco Caputo kishte dërguar Empolin në epërsi në pjesën e parë.

Ronaldo, që tash i ka shënuar shtatë gola në dhjetë ndeshje në ligë, ka përgëzuar kurajën e bashkëlojtarëve të tij.

Juventusi triumfoi 1:0 edhe në mesjavë në Ligën e Kampionëve ndaj ish-skuadrës së Ronaldos, Manchester Unitedit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)