Ja me sa vjet burg e denoi Gjykata Penale e Maqedonis lipjanasin Fatmir Reçica

Ja me sa vjet burg e denoi Gjykata Penale e Maqedonis lipjanasin Fatmir Reçica

Lipjani, Komuna e parë me internet në parqe

Gjykata Penale dënoi me 746 vjet burg 37 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat. Me burg të përjetshëm u dënuan: Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski

Personat e dënuar me burg të përjetshëm

Andi Krasniqi – Malisheva

Demë Shehu

Fadil Fejzullahu

Nasuf Zeqiri

Valdet Zekaj

Beg Bajra

Fejzulla Rushitovski

Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli u dënua me 40 vjet burg. Po me aq vite burg u dënuan edhe Esat Kafegjolli, Adrian Bujari, Shefqet Hallaqi, Enver Hoxha-Kllajn, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Rufki Dogani, Betim Kabashi, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica dhe Genti Sefaj

Personat e dënuar me nga 40 vjet burg

Sami Ukshini – Sokoli

Esat Kafegjolli

Adrian Bujari

Shefqet Hallaqi

Enver Hoxha-Kllajn

Bajram Elshani

Nexhmedin Lika

Rufki Dogani

Betim Kabashi

Lirim Krasniqi

Sevdail Miftari

Fatmir Reçica

Genti Sefaj

Me nga 20 vjet u dënuan Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Lendrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi dhe Kenan Iseini.

Personat e dënuar me nga 20 vjet burg

Fadil Elshani

Lirim Demiri

Hajrush Abdia

Lendrit Rrustemaj

Mirsad Qerimi

Kenan Iseini

Me 18 vjet burg u dënua Ragmi Latifi ndërsa me nga 14 vjet burg u dënuan Irfan Lutfiu dhe Sadudin Abdullahu. Me nga 13 vjet u dënuan Arsim Bajrami dhe Elham Arifi. Ndërsa me nga 12 vjet u dënuan Musa Pajaziti dhe Ebib Alimi.

Personat e dënuar

Ragmi Latifi, 18 vjet burg

Irfan Lutfiu, 14 vjet burg

Sadudin Abdullahu 14 vjet burg

Arsim Bajrami 13 vjet

Elham Arifi 13 vjet

Musa Pajaziti 12 vjet

Ebib Alimi 12 vjet

Në mungesë të dëshmive gjykata liroi nga të gjitha akuzat katër persona

Personat e liruar

Ibrahim Murtezani

Besnik Bajrami

Besnik Ajdini

Fazli Osmani

Shqiptimin e dënimit nuk e pritën të gjithë të akuzuarit, pasi paraprakisht lëshuan sallën. Në fillim të seancës, mbi 30 të akuzuarit u ngritën në këmbë thanë se nuk janë terroristë, kënduan himnin kombëtar, brohoritnin “UÇK UÇK”. Pjesëtarët e grupit të Kumanovës akuzuan politikanët shqiptarë për tradhti. Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogaritët si organizatorët të ngjarjeve tragjike në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Në luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen e trimave në Kumanovë ishin vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarët të grupit të armatosur.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)