Gjykata Penale e Shkupit sot ka kumtuar vendimin për ‘Grupin Kumanova’.
Për të gjithë të akuzuarit e këtij rasti janë caktuar 746 vjet burg, shtatë prej tyre me burgim të përjetshëm ndërsa vetëm katër prej tyre janë liruar nga aktakuza.
Në seancë janë lejuar të marrin pjesë vetëm katër të akuzuar, mirëpo edhe ata janë përjashtuar nga gjykatësja e lëndës.
Kjo pasi të akuzuarit pas shpalljes së vendimit, kanë interpretuar himnin kombëtar dhe këngën ‘besa-besë’, duke theksuar se ky vendim vendos edhe për fatin e Maqedonisë.
COMMENTS