Zogiani skeptik që Presidenti Thaçi mund të ndalet përmes një rezolute

Zogiani skeptik që Presidenti Thaçi mund të ndalet përmes një rezolute

Sulmuesi i policit, vëllai i Rexhep Selimit është Kryetar federate dhe anëtar në KOK

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje në një intervistë të tij për radion “Urban FM” ka thënë se subjekti që ai përfaqëson është pro rezultues e cila kërkon që në dialogun me Serbinë, Presidenti i vendit Hashim Thaçi të mos ketë të drejtën të diskutojë për lëvizjen e kufijve.

Ani pse, Zogiani është septik nëse një rezolutë e tillë është e mjaftueshme për ta parandaluar Presidentin e vendit.

“Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në bashkëpunim me LDK-në në lidhje me këtë rezolutë. Nuk e di nëse ka ndodhur ndonjë ndryshim. Prej vështrimit të Lëvizjes Vetëvendosje kjo rezolutë, nuk është e mjaftueshme për të parandaluar atë që po ndodh për planin Vuçiq-Thaçi. Ka ndodhur një përgjithësim i çështjes nuk ka lidhje të domosdoshme të Presidentit për negocim të Kushtetutës. Njëra nga pikat thotë që askush nuk mund të negocion me territorin. Ne do të mundohemi të përmirësojmë këtë rezolutë, por është skeptike që mund të vendoset ndonjë llogaridhënie për presidentin” ka thënë Zogiani.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje e she këtë proces si shumë jetik dhe të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, pasi që veriu është pjese e balancit ekonomik dhe simetrisë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Problemi është që vetëvendosje e she këtë proces më të rëndësishëm se gjithçka tjetër, se në pyetje është ekzistenca e shtetit të Kosovës. Nuk është vetëm një territor, si shembull me Malin e Zi por problemi është te ekzistenca e vet shtetit, fakti që veriu është pjesë e bilancit ekonomik të ardhshëm, e simetrisë mes Kosovës dhe Serbisë e bënë këtë pjesë shumë të rëndësishme.Në rast se këto vlera kalojnë në favor të serbëve, Kosova do të humbte shansin të funksiononte si shtet pasi që do të ishte e varur nga pjesa serbe. Sepse e dimë potencialin e jashtëzakonshëm të Trepçës, ajo ka mundësi të kaloj në progres me atë që ka qenë dhe kështu mund të ketë një asimetri që na vë në varësi direket nga serbët. Vetëvendosje është e vendosur të mos lejojë diçka të tillë, pra plani A është të provojë me subjektet politike të ndalojmë, por jo me rezoluta të dobëta”u shpreh Avni Zogiani për Urban FM, transmeton Indeksonline.

Deklaratat e liderëve të tjerë politikë kundër veprimeve të Presidentit Thaçi, Zogiani i ka konsideruar vetëm deklarative dhe jo veprime konkrete.

“Duhet me pa pak historikisht këtë sjellje të subjekteve politike, është e vërtetë që deklarativisht kemi një rezistencë nga Kryeministri, Kryetari i PDK, Nismës etj. Por nuk është hera e parë që kemi deklarativisht një qëndrim por në veprime ia lejojnë të bëjë një një gjë të tillë Presidentit. Nëse do donim ta ndalonim Thaçin, do të bëhej përmes një rezolute të përbashkët”

Zogiani po ashtu e akuzoi Thaçin se tashmë është duke e parë situatën në pikëvështrimin serb në raport me Kosovën dhe kjo është arsyeja se pse duhet të ndalet duke iu marr e drejta për të negociuar.

“Tashmë është konfirmuar që Thaçi nuk po mban pozicion në informata, në një nga konferencat për shtypë ka thënë “kushdo që mendon se Serbia duhet ta na pranojë e pastaj të bisedojë me neve e ka gabim, sepse pastaj për çfarë do të bisedojë Serbia”. Qysh është e mundshme një fjali e tillë me dal prej Presidentit të vendit, dhe i vetmi shpjegim është se ai ka kaluar në pikëvështrimin serb në raport me Kosovën. Për analogji kam shkruar rreth negociatave për BREXIT, ku Theresa May dhe Donald Tusk kanë dal shumë të indinjuar nga negociatat por presidenti jonë po flet si zëdhënës i Vuçiqit, pra është futur nën tavolinën e tij. Kështu që duke pas parasysh këtë, presidenti Thaçi ka marr pozicion sikur të jetë përfaqësues serb dhe Thaçi duhet të ndalet, duke iu marr e drejta për të negociuar” ka theksuar Zogiani./Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)