RDK e Lipjanit mbanë tryezë me temë “PDK në dekadën e re”

RDK e Lipjanit mbanë tryezë me temë “PDK në dekadën e re”

Kryetari Ahmeti, kursen presjet, por jo edhe gabimet drejtshkrimore

Rinia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan mbajtën tryezë ku si temë kryesore ishte “ PDK në Dekaden e Re”. Kjo tryezë mblodhi ministra e zëvendësminstra, deputet, kryetar dhe të interesuar të shumtë rreth kësaj teme. Përmes kësaj tryeze, u diskutua rreth mundësive që kanë të rinjët në ‘’Dekaden e Re’’ si dhe për zgjedhjet që po mbahet mbrenda PDK-së.

Në hapje të tryezës, kryetari i RDK-së së Lipjanit, Rinor Retkoceri bëri thirrje që të punojnë me përkushtim sepse ”Dekada e Re” është trasformim ekonomik i Kosovës, njofton Ulpianapress.

Selvije Halimi, Kryetarja e deges, tha se Partia Demokratike lindi nga të rinjët , tani lindi Dekada e Re e Partis nga ata… “Partia Demokratike lindi nga të rinjët , tani lindi Dekada e Re e Partis nga ju , ata që e çliruan Kosovën sot po ju japin mundësi të rinjëve të veprojnë në këtë liri ..” tha Halimi.

Nga ana tjetër, Dhurata Hoxha, Ministre e Integrimeve Evropiane tha se është privilegj të jetë në mesin e kësaj rinie kaq të shëndosh ,ku kjo ka qenë gjithmon fuqia dhe angazhimi i Partis Demokratike të Kosovës. “Nese rinia në PDK është e fuqshime edhe shteti ynë do të jetë i fortë, me PDK-në të gjitha këto do të arrihen sepse ne kemi besimin e rinisë ..” tha Hoxha.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Elmi Reçica, duke i falenderuar të rinjët e komunës së Lipjanit për ftesën duke i përgëzuar për organizimin si dhe i falenderoi të rinjët për angazhimin politik .. “Ne si parti politike shpesh jemi tërhequr nga pozitat më të rëndësishme siç është pozita e Kryeministrit , këtë e kemi bërë vetëm për interesat e vendit .Nuk ka vendime e as procese të mëdha pa Partin Demokratike të Kosovës.” , tha Reçica./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)