Sadri Shala,bindshëm më i votuari për kryetar të PDK-së së Lipjanit

Sadri Shala,bindshëm më i votuari për kryetar të PDK-së së Lipjanit

Policia e anti-terrorizmit ka ndërmarrë një operacion në Lipjan

Sadri Shala, është personi që preferohet më se shumti për ta drejtuar PDK-në e Lipjanit. Kështu së paku del te jetë nga rezultati që nxori sondazhi njëorësh, i organizuar nga Gazeta Ulpianapress, me pesë kandidatë të mundshëm në garë .

Në bazë të këtyre rezultateve, PDK për zgjedhjet e ardhshme brendapartiake, tashmë e ka personin që parapëlqehet si më i duhuri për të qenë në krye të këtij subjekti. Sadri Shala jo vetëm që doli të jetë larg mëi votuar se Selvije Halimi, Ismet Hajrullahu, Lulzim Rrustemi e Florent Hoxha, por gjykuar në bazë të shumë komenteve të lexuesve të gazetës, që në pjesën dërmuese flasin në favor të tij, Sadri Shala shihet si personi i vetëm, më të cilin PDK-ja mund ti fitojë zgjedhjet e ardhshme komunale në Lipjan.

Nga totali prej 105 votuesve sa kanë marrë pjesë në sondazh, për Sadri Shalën kanë votuar 61 prej tyre,që i bie se ai vetë ka marrë vota më shumë se të gjithë kandidatë tjerë bashkë. I dyti si më i votuar, është renditur Ismet Hajrullahu me 24 vota.

Gazeta Ulpianapress do të organizoj sondazhe të tilla edhe ditëve në vijim.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)