Produkti i studentëve shqiptarë që e lehtëson punën në laptop (Foto/Video)

Produkti i studentëve shqiptarë që e lehtëson punën në laptop (Foto/Video)

Ky është Urus, modeli i ri SUV nga Lamborghini

Laptopët janë duke u bërë mjeti kryesor i punës duke lënë prapa kompjuterët.

Shumë njerëz shpenzojnë orë të tëra gjatë ditës duke punuar në zyrë ose shtëpi në laptopët e tyre.

Edhe pse si pajisje më e lehtë për tu bartur dhe e lehtë për t’u përdorur, laptopët nuk janë të dizajnuar ergonomikisht për përdorim.

Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur duke punuar në laptopë ka shumë efekte negative për trupin duke shkaktuar dëmtime, lodhje dhe tendosje gjatë punës.

Shumë pak njerëz kujdesen për ndikimin negativ që ka kjo në trupat e tyre.

Një grup i të rinjve kosovarë kanë treguar talentin e tyre duke krijuar një produkt të ri, mbajtëse për laptop.

Kjo mbajtëse është punuar nga druri mediapan i furniruar dhe përmban dimensione që lartësia e laptopit t’i përshtatet trupit të njeriut.

Produkti i krijuar përveç që mban laptopin, ndihmon trupin tuaj në shumë aspekte.

Kjo pajisje zvogëlon tendosjen, lodhjen dhe dëmtimet gjatë punës.

Studentët të cilët kanë krijuar këtë pajisje fillimisht kanë filluar me prodhimin e një sasie të vogël, por besojnë që në të ardhmen e afërt njerëzit të vetëdijesohen për rëndësinë e saj dhe kjo sasi e prodhimit të rritet.

Një pajisje e tillë ndihmon edhe në produktivitetin e punës tuaj, prandaj nëse jeni përdorues i laptopit ky produkt nuk duhet të ju mungojë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)