Një 72-vjeçare arrestohet për mbi 700 vjedhje

Një 72-vjeçare arrestohet për mbi 700 vjedhje

Rrëfimi i ish- pjesëtarit të ISIS-it që donte të bëhej mësues

Një 72-vjeçare e dyshuar për 700 vjedhje në dyqane, kryesisht në ato me lodra, u arrestua të hënën në Paris, njoftoi policia pariziane.

Në origjinë të arrestimit të saj, një ankesë e dërguar në mes të tetorit nga përgjegjësja e një dyqani me lodra prej druri në lagjen numër XVIII të kryeqytetit francez, që kishte njohur 18 nga lodrat e vjedhura në dyqanin e saj të shiteshin në një faqe interneti.

Hetuesit identifikuan më pas gruan 72-vjeçare, që jetonte në të njëjtën lagje, përcjell Atsh.

Ajo kishte publikuar 957 njoftime që prej muajit qershor ku shiste kryesisht lodra, që përshkruheshin si të reja dhe me amballazh origjinal.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)