Shikoni se si duket treningu në palestër e kampionit të botës (Foto+Video)

Shikoni se si duket treningu në palestër e kampionit të botës (Foto+Video)

Antoine Griezmann ‘shtangë’ Arsenalin, barazohet rezultati

Phil Heath me shtatë tituj të njëpasnjëshëm, tashmë është pjesë e historisë elitare të bodybuildingut.

Është barazuar me të madhin Arnold Schwarzenegger, mirëpo para tij janë vetëm edhe Ronnie Coleman dhe Lee Haney me nga një titull më shumë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse dihet që Heath ka predispozita të shkëlqyeshme gjenetike për këtë sport, ndërtimin e tillë të trupit megjithatë është dashur ta bëjë, para së gjithash, me punë brutale.

Heath ka pranuar të bëjë treningun komplet të shpinës dhe bicepsit para kamerës, në mënyrë që miliona njerëz në gjithë botën të kishin rastin të shihnin se si duket treningu më i mirë në botë. Fillojmë me radhë.

Tërheqja përpara në lat-makinë

Ushtrimi i parë me të cilin Phil Heath fillon treningun e këtyre grupeve të muskujve është tërheqja në lat-makinë. Edhe pse versioni i këtij ushtrimi me tërheqjen e shufrës pas kokës është e përhapur në botë, Mr. Olympia bën tërheqjen e parë. I bën pesë seri me 10 përsëritje mesatarisht.

Tërheqja në lat-makinë me kapje anash

Pas pesë serive në lat-makinë të bëra me shifër të zakonshme, Phil Heath kalon në ushtrimin me shifrën e cila i mundëson kapjen anash dhe vetvetiu goditje ndryshe e muskujve të shpinës. I bën tri seri me nga 8 përsëritje.

Tërheqja në lat-makinë me kapje të ngushtë

Lloji i tretë i kapjes dhe ushtrimi i tretë në lat-makinë, sjell kapje të ngushtë dhe dy seri të reja. Këtu, së paku gjatë këtyre treningëve të përgatitjeve në muaj para garës Heath i ka bërë nga tetë përsëritje.

Tërheqja në lat-makinë me kapje anash

Ndërrimi sërish i pajisjeve në vegël dhe vazhdimi i ushtrimeve të mundimshme në lat-makinë, fillojnë t’u japin përgjigje amatorëve përse Phil Heath është aq impresivnë tribunë, thjesht ai stërvit në mënyrë më impresive sesa shumica mund të imagjinojnë. Madje në ushtrimin e tij të katërt në lat-makinë, ai bën dy seri me nga tetë përsëritje dhe vazhdon tutje.

Lat-pulovri në vegël

Vegla e veçantë e cila mundëson versionin e zgjatur të ushtrimit pulovër i dedikuar posaçërisht për goditjen e lateve, është stacioni i pestë i kampionit në treningun e tij. Dy seri me nga tetë përsëritje sërish janë në orar.

Tërheqja e lateve poshtë

Tërheqja në veglën e lateve me kapjen nga brenda është ushtrimi i ardhshëm të cilin Phil e bën në dy seri. Është posaçërisht interesante që pas çdo përsëritjeje tjetër bën vonesën me ngarkesë maksimale prej afro dy sekondave, dhe rrethin e përfundon pas përsëritjes së dhjetë.

Seti: Animi i bicepsit të njërës dorë në lakim dhe animi çekiç

Ushtrimi i parë me të cilin është qëllimi primar i goditjes së bicepsëve në treningun e Phil Heath është animi i bicepsit njëdorësh në lakim, më saktësisht, fjala është për setin e ndërlikuar nga ai ushtrim dhe animi çekiç. Në secilën Phil i bën nga tetë përsëritje, pastaj i lë peshat e dorës dhe vazhdon tutje.

Animi në bankën e Scottit

Për fund, ushtrimi i fundit në trening është gjithashtu ushtrimi për biceps. Fjala është për animin në variacionin më modern të bankës së Scottit, mirëpo për çdo rast parallëra (humerusi)është e mbështetur në vegël, ndërkaq me lëvizje të parallërës bicepsi merr presion direkt. Mr. Olympia në këtë vegël bën veç e veç animin një herë pastaj edhe me dorën tjetër.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)