Ulpiana shënon rënie të efikasitetit, mund Vjosën 6:0

Ulpiana shënon rënie të efikasitetit, mund Vjosën 6:0

Kryetari Ahmeti takoi Mrika Macula Kryeshefe e Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal

Sado rezultat i thellë, “shqetësues” është fakti se Ulpiana në përballje kundër Vjosës, ka shënuar “rënie të efikasitetit” në krahasim me dy ndeshjet paraprake si nikoqire, ndërsa ka vazhduar me hijeshinë e lojës të qëndisur krejt ojna-ojna. Për këtë Ulpianë, sado egoiste tingëlloftë kjo, jo vëtëm se gjashtëshja është pak, por është për gjyq, e kjo falë avazit të shpërdorimit të rasteve të panumërta, që do ta përmbyllnin ndeshjen me rezultat dyshifror, e që do të ishte realja e asaj që demonstruan sot lipjanasit.

E kjo, nuk don të thot se skuadra e Vjosës është për t’u nëncmuar.
Përkundrazi, ajo dëshmoi se ka skuadër me lojtarë shumë cilësorë që e njohin dhe e luajnë mirë lojën e futbollit. Por se, taksirati i tyre ishte se sot zatetën në një Superfuqi, cfarë është Ulpiana. Prej porcionit me gjashtë në kajmak, nga dy herë shënuan Agon Llugiqi, sot më i miri i të mirëve si dhe ustai i golave, Shqipërim Kelmendi.

Skuadra e Rrahmanit kaloi në epërsi në minutën e 10-të me golin e Kelmendit.

Golin e dytë në ndeshje e shënoi Agon Llugiqi në minutën e 15-të të ndeshjes, shkruan Ulpianapress.

Kelmendi në minutën e 37-të u përkujdes për golin e tretë në këtë takim dhe të dytin personal, për ruzltatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u shënua edhe tri gola.
Idrizi shënoi golin e katërt për Ulpianën në minutën e 50-të.

Llugiqi shënoi në minutën e 53-të për rezultatin 5-0, dhe golin e tij të dytë.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Idrizi me një gol në minutën e 73-të.

Me këtë fitore, Ulpiana përforcon pozitën e parë me 31 pikë, katër më shumë Dardana që ka 27 pikë. Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)