Valverde: Interi është në formë të lartë, duhet të jemi agresivë – Messi mund të luajë

Valverde: Interi është në formë të lartë, duhet të jemi agresivë – Messi mund të luajë

Akil Gjakova triumfon edhe kundër rusit dhe avancon në çerekfinale

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde konfirmon se Lionel Messi mund të luajë kundër Interit, teksa pret një kundërshtar agresivë që do të përpiqet ta fitojë ndeshjen.

Argjentinasi nuk është qartësuar të kthehet në veprim pas një krahu të thyer, por ai është përfshirë në skuadër për ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve.

“Ne jemi duke pritur rezultatet e mjekëve. Ai mund të luaj, por nuk jemi të sigurt. Ai po tregon gjëra pozitive në trajnim, por ne nuk do ta vendosim atë në një pozicion për t’u lënduar përsëri”, konfirmoi Valverde në konferencën e tij.

“Nëse nuk flas me të, atëherë nuk mund të them me siguri, por me siguri nuk do të rrezikojmë me Leon”.

“Interi është një rival i ngjashëm me atë që takuam në Camp Nou, ndoshta më agresiv, me qëllim të mbajtjes së posedimit.Është një ekip shumë intensiv dhe dëshiron të dominojë në lojë”.

“Ata janë duke bërë shumë mirë dhe duke fituar shumë ndeshje në Serie A, kështu që ne presim Interin më të mirë”.

“Do të përpiqemi të jemi agresivë dhe të luajmë në mënyrën se si dimë. Interi do të jetë gjithashtu agresivë, kështu që do të duhet të jemi me të vërtetë të vëmendshëm”.

“Kjo është një lojë e rëndësishme për të dy skuadrave dhe ne do të përpiqemi për ta vënë veten në pozitën më të mirë të mundshme për të kaluar tutje”.

“Po mendojmë për ndeshjen e tashme dhe të së nesërmes, sepse ende nuk kemi arritur. Gjërat po shkojnë mirë, por kemi vuajtur në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)