Thaçi takon Putinin, thotë se Rusia mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi

Thaçi takon Putinin, thotë se Rusia mbështet marrëveshjen Kosovë-Serbi

Erion Veliaj flet për takimin e fundit me Fadil Vokrrin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ndërsa theksoi se me presidentin e Rusisë kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi në një postim në rrjetin social shkruan se Putin ishte i qartë se nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje, Rusia do ta mbështesë.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit:

“Në Paris e takova për herë të parë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mundësia e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjore dhe obliguese ishin fokusi kryesor i bisedës sonë. Lidhur me këtë çështje, presidenti Putin ishte i qartë: “Në rast se ju (Kosovë–Serbi) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështes këtë marrëveshje”. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)