Ndryshim i papritur i motit, ja çfarë temperatura na presin gjatë nëntorit e dhjetorit

Ndryshim i papritur i motit, ja çfarë temperatura na presin gjatë nëntorit e dhjetorit

Demaku: EULEX t’i kërkojë falje ‘Grupit Drenica’

Sipas parashikemeve të AccuWeather gjatë dy muajve të mbetur të këtij viti do na përcjellin temperatura mesatarisht të ulëta. Temperatura më e lartë pritet të jetë deri në 15 gradë celsisus kjo për muajin nëntor dhe temperatura më e ultë – 2 gradë celsius, ndërsa gjatë muajit dhjetor më e ulëta – 5 gradë Celsius, ndërsa temperatura më e lartë pritet të jetë 7 gradë celsius.

Java e para dhe e dytë e muajit nëntor priten të jetë me temperatura mesatare, pastaj për të vazhduar me rënie deri në – 5 gradë, e kjo gjatë muajit dhjetor.

Ndërkohë, meteorologët parashikojnë se dimri sivjet do të mbërrijë më herët, duke vënë theksin tek Mbretëria e Bashkuar e cila sipas tyre do të ‘qëllohet këtë javë nga ky mot i ftohtë’, transmeton gazetametro.net.

Ekspertët e motit paralajmërojnë britanikët, se duhet të përgatiten për dimrin më të ftohtë që nga vitet 2012-2013, me temperatura që do bien nën -10 gradë celsius gjatë dhjetorit dhe janarit.

Meteorologu i njohur i Anglisë Alan Reppert tha: “Dëbora dhe akulli do të jenë një kërcënim shumë më i lartë këtë dimër dhe mund të ndikojnë në Londrën, transmeton gazetametro.net.

Të gjitha zonat e qarkut mund të preken, duke përfshirë edhe Anglinë e Jugut.

Atë dimër, temperaturat ranë në -14C duke bërë që edhe rrugët dhe hekurudhat të ngrijnë.

Ndërsa edhe meteorologu i kompanisë Weather Company Todd Crawford tha: “Ne presim dimrin më të ftohtë në Britani të Madhe që nga 2012-13.

Rreth 31,100 njerëz vdiqën gjatë dimrit të 2012-13, sipas shifrave nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), e cila ishte një rritje prej 29 përqind krahasuar me dimrin e kaluar. Shumica e vdekjeve ndodhën në mesin e atyre të moshës 75 vjeç e lart.

Ndërkaq, Sistemi Amerikan i Parashikimit të Klimës i cili ka publikuar disa informacione se si do jetë dimri në Evropë, përditësohet rregullisht, por në balancim ka sugjeruar një tjetër dimër të butë.

Pavarësisht nga ajo që tregojnë, niveli i aftësive të modeleve sezonale për Britaninë e Madhe dhe Evropën Veri-perëndimore është ende i ulët. Me fjalë të tjera ato nuk janë shumë të sakta, derisa të dalin disa nga sistemet tjera të parashikimeve me rezultatet e tyre.

Vitin e kaluar, dimri 2016 – 2017 ishte më i ashpër duke shënuar temperature të ulëta.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)