Zvicra ka pësuar humbje të papritur në një miqësore kundër Katarit që u mbajt në Zvicër
Zvicra nuk ka arritur që për 90 minuta të mund Katarin në një miqësore që u zhvillua sonte.
Pavarësisht që Zvicra e dominoi këtë takim që nga fillimi i tij, ata nuk arritën që të konkretizojnë rastet e shumta.
Pjesa e parë kaloi me një dominim të Zvicrës, por edhe në pjesën e parë ishin Katari ata që shënuan një gol por që u anulua më vonë.
Në pjesën e dytë prapë Zvicra kërkoi golin dhe për këtë futi në ndeshje edhe Xherdan Shaqirin dhe Albion Ajetin, por që as këta nuk arritën që ta ngjallin Kombëtaren e Zvicrës.
Në minutën e 86’të pas një kundërsulmi, Katari shënon duke e befasuar kështu Zvicrën e Shaqirit, Xhakës, Xhemajlit, Ajetit, etj.
Ky nuk është një lajm i mirë për Zvicrën pasi që do të përballet me Belgjikën në Ligën e Kombeve, një ndeshje që do të caktojë kryesimin e grupit në këtë garë të UEFA’së. /GazetaExpress/
COMMENTS