Daçiq kundër Limajt kryengociator, e akuzon rëndë në Këshillin e Sigurimit

Daçiq kundër Limajt kryengociator, e akuzon rëndë në Këshillin e Sigurimit

Ndiqeni LIVE votimin e Parlamentit Evropian për vizat për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq në mbledhjen e sotme të Këshillimit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është ankuar për ndaljen e diskutimeve për Kosovën në Këshillit të Sigurimit në muajt e kaluar nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtete këto që kryesonin Këshillin e Sigurimit.

Shefi i diplomacisë serbe, më tej ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj të jetë kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë.

Daçiq ka thënë se për Serbinë është e papranueshme që Limaj të jetë kryengociator, pasi ka thënë se ka dëshmi se Limaj ka kryer lufte.

“Ai ka kryer krime gjatë luftës. Kjo sipas dëshmitarëve shqiptarë”, ka thënë ndër të tjera Daçiq, shkruan Zëri.

Gjatë fjalimit, kryediplomati serb gjithashtu ka thënë se presidenti i Serbisë nuk është lejuar të vizitojë disa vendbanime në Kosovë, derisa ka thënë se janë rritur rastet e sulmeve ndaj serbëve në Kosovë në muajt e fundit.

“Numri i incidenteve është rritur për 20% në krahasim me gjashtë mujorin e kaluar. Kjo situatë mund të konsiderohet stabile nga kushdo dhe se sulmet ndaj serbëve janë normale. Por po ua rikujtojë se shumë këto sulme janë bërë ndaj të zhvendosurve dhe të kthyerve. Këto sulme janë me motive etnike. Ka sulme ndaj priftërinjve, dëmtime të pronave, dëmtime të varrezave, ndërkohë që nuk ka të arrestuar për këto sulme”, është shprehur Daçiq.

Ministri i jashtëm i Serbisë, më tej ka thënë deri sa Kosova lobon për sjelljen e njohjeve të pavarësisë së saj, është e kuptueshme të pritet që Serbia do të lobojë për tërheqjen e njohjeve.

Daçiq ka kritikuar edhe vendosjen e taksës prej 10% për produktet e Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës. Madje sipas Daçiqit kundër kësaj takse është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)