Tare i përfshirë në rrjetin e basteve

Tare i përfshirë në rrjetin e basteve

Napoli e Interi interesohen për Iscon

Pasditen e sotme në Katania të Italisë është shkatërruar një rrjet mafioz i basteve ku në pranga kanë rënë 68 persona dhe janë ngrirë asete financiare me vlerë 1 miliard €.

Në dosjen e Prokurorisë së Katanias gjendet dhe emri i drejtorit sportiv të Lacios Igli Tare dhe vëllait të tij, Genti, i cili mban postin e Konsullit të Nderit në Turqi.

“Kontaktet e para janë regjistruar me avokatin Mirko Daidone, të cilit Fabruzio Gerolla i adresohet për të kërkuar informacione për kompaninë e basteve në pronësi të vëllezërve Tare, me 400 pika në të gjithë Shqipërinë, që mban emrin BET 1128.

Shoqëria shqiptare, për të cilën interesohet Gerolla, mban emrin ‘Top Bast’.Shifrat e ‘Top Bast’ arrijnë në 22 milionë lekë të reja, të ndara në 22 mijë pjesë me vlerë nominale 1000 lekë të reja secila, në pronësi të Ermal Bajramit. Por bazuar në fakte, kompania zotërohet nga vëllezërit Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqipërisë në Turqi dhe tjetri drejtor sportiv i klubit të Lazios.

Sipas organeve hetimore italiane, skema e mashtrimit ishte ndërtuar nga një kompani e regjistruar në Curacao të Amerikës Qendrore, e cila zotërohej nga një kompani shqiptare “Remonte Bettin solution”, që krontollohej nga grupet mafioze.Mendohet se shifra e përfitimeve ka tejkaluar shifrën prej 4 miliardë €, të cilat investoheshin në prona të paluajtshme. Ky operacion është i shpërndarë në 10 vende të botës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)