Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Portugalisë për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve.
Ylli i Juventusit nuk është grumbulluar nga trajneri Santos, duke u lënë i lirë për të pushuar në grumbullimet e kombëtareve.
Këtë duket se po e shfrytëzon më së miri Ronaldo, që po shijon pushime luksi me familjen e tij në Londër.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka vendosur që ditëlindjen e parë të vajzës së tij, Alana Martina, ta festojë në një nga hotelet më të shtrenjta në Londër.
Sipas The Sun, ylli i Juventus ka paguar plot 31 mijë euro për dy shishe verë, përcjell ‘lajmi.net’.
Ronaldo te Juventusi pritet të gjatë ditës së sotme të rikthehet në Itali te Juventus.
COMMENTS