Konfirmon se do të pensionohet pas ndeshjes, Maltë – Kosovë

Konfirmon se do të pensionohet pas ndeshjes, Maltë – Kosovë

Reali refuzon 132 milionë funtet e Chelseat për Asension

Andre Schembri ka njoftuar se dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve ndaj Kosovës dhe Ishujve Faroe do të jenë të fundit nga ai për Kombëtaren.

Sulmuesi 32-vjeçar e ka informuar trajnerin e Maltës, Ray Farrugia dhe zyrtarët e Federatës në lidhje me vendimin e tij.

”Ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Kosovës dhe Ishujve Faroe do të jenë të fundit për mua për ekipin Kombëtar”, tha Schembri, transmeton IndeksOnline.

”Unë ndjej se ka ardhur koha që të pensionohem nga futbolli ndërkombëtar”.

”Ka disa talentë premtues që po i bashkohen Kombëtares, dhe ata duhet ta kenë hapësirën e duhur”.

”Këtë vendim e kam marrë pas shumë diskutimeve me familjen time”, theksoi anëtari i Apollon Limassol.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)