Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij gjatë ditës së sotme ka përciellur nga afër fillimin e punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri në Magurë.
Në këtë rast Kryetari Ahmeti ka uruar banorët e Magurës për stadiumin duke thënë se me realizimin e këtij projekti, sportdashësit e këtij rajoni do të kenë se ku t’i zhvillojnë aktivitet e tyre sportive.
I pari i Lipjanit, Imri Ahmeti po ashtu ka theksuar se Komuna e Lipjanit vazhdon edhe më tutje të përkushtohet në krijimin e hapësirave të ndryshme sportive në çdo lokalitet të Komunës në mënyrë që të rinjtë lipjanas të kenë ku të kalojnë kohen e lirë.
/IndeksOnline
COMMENTS