Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve, atë ndaj Skocisë në “Loro Boriçi”.
Në këtë ndeshje, nevojitet patjetër fitorja, pasi nëse nuk dalim me 3 pikë nga kjo sfidë, automatikisht Shqipëria do të binte nga Liga C në D.
Jo vetëm kaq, por në këtë ndeshje rrezikohet edhe posti i trajnerit Panucci.
Pavarësisht rëndësisë shumë të madhe të kësaj ndeshjeje, nga 20 mijë bileta të nxjerra për shitje, aktualisht janë shitur vetëm 6 mijë.
Shumë tifozë skocezë kanë mbërritur tashmë në Shqipëri, ndërsa pritet që në stadium të shihen shumë vende bosh nga pala shqiptare.
COMMENTS