48 Neymari ka shënuar golin e vetëm në ndeshjen ndaj Urugait në miqësoren e zhvilluar sot në Londër.
Ylli i Paris Saint-Germainit shënoi nga pika e bardhë dhe është futur në listën e 10-të lojtarëve me më së shumti paraqitje në Kombëtaren e Brazilit, transmeton Express.
Neymari regjistroi paraqitjen e 95-të me fanellën e verdhë.
Para Neymarit, i nëntë është legjenda e Barcelonës, Ronaldinho, me 97 paraqitje.
Goli i shënuar nga pika e bardhë është i 60-të për ish-sulmuesin e Barcelonës.
COMMENTS