Pamje “hijeshie” të Lipjanit (Foto)

Pamje “hijeshie” të Lipjanit (Foto)

Profa ngushëllon familjen Hoxha

Të rritet ymri kur Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, poston në faqen e tij të rrjetit social, foto të bëra nga lartësia që vizatojnë panoramën e Lipjanit.

Edhe pse ngjitur me pamjet e prezantuara nga Kryetari Ahmeti, përzgjedhjes së tij sigurisht se i ka ikur edhe kjo “hijeshi” që banon poshtë, aty ku jetojnë njerëz, e që do ta plotësonte mozaikun e dukjes më reale të qytetit.

Kjo pamje bëhet më “magjepsëse”, kur ajo jeton në rrugën “Bashkim Krasniqi”, pranë një institucioni shëndetësor siç është QKMF-ja. Ajo që i shkarkon sadopak qytetarët nga papërgjegjësia, është kontejneri që duket full i mbushur, dhe nuk ka kapacitet t’a përpijë gjithë atë grumbull bërllogu. E në përbërjen e të cilit, nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe shiringa, apo gjësende tjera mjekimi,  të cilat janë përdorur në ordinancat private që gjinden pranë QKMF-së, që shton rrezikun për banorët, sidomos fëmijët. Ndërsa se kush është përgjegjës për këtë, duhet të pyetet Komuna. /Ulpianapress/.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)