Goal.com: Rritja e futbollit në Kosovë para ndeshjes së tyre më të madhe ndonjëherë

Goal.com: Rritja e futbollit në Kosovë para ndeshjes së tyre më të madhe ndonjëherë

E dashura e Maradonës në qendër të kritikave shkaku i veshjes

Këtij vendi iu dha anëtarësimi në FIFA vetën në vitin 2015 dhe sot është në prag të arritjes së suksesit të saj të parë në botën e futbollit ndërkombëtar, shkruan portali i njohur goal.com.

Liga e Kombeve erdhi për një kohë të shkurtër, por ë duhur për Kosovën, ku tani janë duke menduar për skenar “të çmendur”, ku tifozët janë të vetëdijshëm se ata qëndrojnë në prag të “diçkaje të madhe”.

Shteti më i ri ballkanik ka bërë një rrugë të gjatë për një hapësirë ​​të shkurtër kohore dhe ka sfiduar shumë shanse për të arritur në këtë pikë.

Pasi Kosova u mirëprit në familjen e FIFA-s në vitin 2015, shumë talentë të mëdhenj nuk kishin të drejt të luanin, për shkak se kishin luajtur me kombëtare të tjera, por besimi u vendos në yjet e së së nesërmes, shkruan Goal.com.

Vetëm dy lojtarë janë mbi moshën 26 vjeç që janë pjesë e skuadrës aktuale të Kosovës, me shtatë lojtarë që janë nën moshën 21 vjeçe.

Një fushatë plotë emocione ku nuk kanë pësuar humbje në pesë ndeshje.

Vetëm një pikë kërkohet në takimin me Azerbajxhanin, për tu ngjitur një shkallën më lartë.

Mesfushori i Brondbit, Besar Halimi ka folur për goal.com.

“Diçka e madhe mund të ndodh në Kosovë. Ne jemi shumë të emocionuar, njerëzit këtu janë duke u çmendur. Ndeshja kundër Azerbajxhanit do të jetë ndeshja më e rëndësishme në historinë tonë”, ka thënë Halimi.

“Natyrisht, një barazim është i mjaftueshëm, por të gjithë këtu presin një fitore dhe jam i sigurt se ne do ta mposhtim Azerbajxhanin nëse arrijmë ta përdorim potencialin në fushë, dhe pastaj ne do të festojmë”.

Këtë vetëbesim për ndeshjen kundër Azerbajxhanit Halimi e ndan me bashkëkombësin e tij ne Willem II, Donis Avdijaj, i cili është i kënaqur me përmirësimin që ka arritur Kosova, duke e theksuar rëndësinë e mbështetjes së tifozëve.

“Për shumë njerëz në Kosovë, futbolli do të thotë gjithçka. Kur ne fitojmë, ata ndihem jashtëzakonisht krenarë. Biletat për ndeshjen kundër Azerbajxhanit u shitën për 32 minuta”.

“Kishte aq shumë kërkesa sa ne lojtarët nuk arritëm të sigurojmë bileta as për familjet tona”, ka thënë Avdijaj.

“Ne kemi shumë lojtarë të talentuar dhe besoj se skuadra jonë e ka potencialin për të arritur diçka të madhe në vitet e ardhshme. Ne duhet të vazhdojmë me hapa të vegjël, edhe pse po kalojmë shumë mirë në Ligën e Kombeve”.

“Jemi ende prapa për shumë gjëra dhe kemi një rrugë të gjatë për t’i arritur vendet e mëdha”.

“Shumica e fushave janë shumë të këqija, nganjëherë duhet të vozisim dy orë larg për t’u stërvitur në kampin më të mirë në vend. Por, kur shkova atje për herë të parë, u trondita sepse edhe ai vend ishte i mjerueshëm”, përfundoi ai.

Ndeshja fillon në në ora 20:45. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)