Kosova, sukses me 4 yje me Azerbajxhanit, shkruan historinë

Kosova, sukses me 4 yje me Azerbajxhanit, shkruan historinë

Kryetari Ahmeti priti një grup të fëmijëve me rastin e 1 Qershorit

Kosova ka mposhtur Azerbajxhanin me rezultat 4-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

Dardanët mposhtën rivalin direkt për grupin 3 të Ligës D, shkruan Indeksonline.

Arbër Zeneli ishte i jashtëzakonshëm në këtë ndeshje duke shënuar tri gola të jashtëzakonshëm.

Zeneli kaloi Kosovën në epërsi në minutën e parë të ndeshjes në aksionin e parë.

Ylli i Heerenveen dyfishoi rezultatin në minutën e 50-të të ndeshjes pas një superasisti të Muriqit.

Rrahmani shënoi golin e tretë për Kosovën, ku një krosim të Kolollit e dërgoi me kokë në portë.

Zeneli shënoi golin e tretë personal dhe të katërtin në ndeshje në minutën e 76-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Kosova është e para në grup me 14 pikë, pesë më shumë se Azerbajxhani.

Në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës D, Kosova do të luaj në Shkup kundër Maqedonisë. /IndeksOnline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)